Vetëm pak ditë pas lansimit të një klipi “mister” ku tregohet data e prezantimit të pajisjeve të reja, Samsung aksidentalisht ka konfirmuar ekzistencen e Galaxy S7 Edge duke postuar foto në faqen e tyre zyrtare.

Në foto shihet një telefon i cili ngjan i njëjtë me modelin Galaxy S6 Edge me ekran të lakuar. 

Përpos pajisjes, në foto shihet edhe dy lloje panelesh të telefonit Edge të cilat janë dizejnuar për të shfaqur informacione në pjesën e lakuar të ekranit.

Fotot janë fshirë menjëherë nga faqja zyrtare e kompanisë, por disa persona kanë arritur që të bëjnë një “screenshot” para se Samsung të heq fotot.

Telefoni më i ri i kompanisë koreano-jugore priet të prezantohet me datë 21 shkurt.