Samsung këtë vit do të prezantojë tabletin e ri Galaxy Note8.

Raportet më të reja flasin se Note8 do të prezantohet në fund të gushtit.

Informacioni vjen nga The Korea Herald. Disa modele të mëparshme Galaxy Note po ashtu janë prezantuar gjatë gushtit: Note5 më 13 gusht 2015, ndërsa në shitje doli më 21 gusht, derisa Note7 u prezantua me 2 gusht të vitit të kaluar.

Galaxy Note8 do të ketë ekran 6.3 inç, pa korniza rreth ekranit, kamera të dyfishtë 12MP dhe 13MP. Nën xham nga ana e përparme ndodhet sensori për skanimin e gishtërinjve.