Galaxy S10 mund të vijë me një ekran ndryshe

01/10/2018 - 12:49

Samsung Galaxy S10 i ri do të dalë në fillim të vitit të ardhshëm dhe është tashmë i promovuar nga Samsung si telefon që do të bëj një hap të madh përpara, dhe duket sikur ekrani mund të luajë një rol të madh në këtë zhvillim.

Sipas Ice Universe, ne mund të presim që Samsung të zbulojë një lloj të ri të ekranit të sheshtë në modelin 5.8 inç të Galaxy S10. Kompania që bëri trend ekranet e lakuara AMOLED, mund të ndryshojë përsëri.

Megjithatë, kjo është një veçori që do të rezervohet për versionin e lirë S10, me sa duket, ndërsa dy modelet më të mira vijnë sërish me shfaqje të lakuara në 5.8 dhe 6.4-inç.

Ndërsa modeli kryesor mund të ketë lidhjen 5G, një kamerë me tre lente dhe lexues ultrasonik të ekranit të gjurmëve të gishtërinjve, modeli i ekranit të sheshtë mund të mos vijë me këto konfiguracione. Në vend të kësaj, ky model duhet të vijë me një lexues optik inferior të gjurmëve të gishtave.

Pra, ndërsa ekrani i sheshtë mund të jetë një favorit për ata që gjejnë ekranin e lakuar jopraktik, kjo mund të nënkuptoj të sakrifikosh specifikat e tjera. Ne do të duhet të presim deri në fillim të vitit 2019 për zbulimin e plotë të gamës së re të telefonave Galaxy S10 për të mësuar gjithçka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sapo kanë nisur shitjet e modelit të ri iPhone XR, Apple nis ftesat për eventin e radhës.

Kompania kineze “Xiaomi” ka sjellë telefonin e parë që i dedikohet video-lojërave.

Rrjeti social Facebook ofroi gjatë këtyre orëve të fundit më shumë informacion rreth hakimit të muajit të kaluar.

Facebook njoftoi të enjten mbylljen e 559 faqeve dhe 251 profileve që nuk kanë respektuar rregullat e tij kundër spam, përfshirë ”kompani

Samsung ka prezantuar versionin Galaxy A9, i pari smartphone që ka kamera me katër lente.

Çdokush që kërkon të marrë drejtimin e makinës "Bugatti Divo", që u prezantua në panairin evropian të Parisit, nuk ka më mundësi, pasi të

Tashmë edhe Instagram po teston një mjet që do të lejonte "spiunimin" e vendndodhjes tuaj.

Facebook ka paralajmëruar përdoruesit se duhet të kenë kujdes nga një mesazh që mund t’ju vijë, i cili është mashtrim.

Facebook Messenger është një nga aplikacionet më të përdorura në mbarë botën, i cili pritet të sjellë një risi në teknologji.

Gjatë ditës së sotme përdoruesit e rrjetit social "Instagram" kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove.