Doreza të lehta që lejojnë prekjen e objekteve të botës virtuale.

”Në sajë të një rrjeti sensorësh, ato janë në gjendje të rindërtojnë ndijimet e sakta që do të kishit në botën reale, duke lejuar përdoruesit të marrin objekte virtuale dhe të ndërveprojnë me to”, sipas Institutit Korean të Shkencës dhe Teknologjisë, i drejtuar nga Kahye Song dhe të publikuara në revistën ”Scientific Reports”.

Dorezat, që mund të përshtaten në mjedise të ndryshme virtuale, bazohen në dy komponentë themelorë: sensorë, që ndjekin lëvizjet e duarve dhe gishtërinjve, dhe të ashtuquajturit aktuatorë, që janë mekanizma që përgjigjen me sinjale fizike si dridhja dhe presioni.