Gati prezantimi i iPhone 12, çfarë duhet të presim nga Apple ditën e sotme

15/09/2020 - 14:05

Nën emërtimin ‘Time Flies”, Apple pritet që sot të prezantojë 4 modelet e reja të iPhone, të cilat janë: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Përveç kësaj, Apple mund të zbulojë edhe një model të ri të iPad Air si dhe një Apple Watch. Përpara konferencës së prezantimit të iPhone-ve, kanë qarkulluar thashetheme të ndryshme rreth cilësisë së kamerës.

iPhone 12 do të ketë një ekran të vogël 5.4 inç, ndërsa iPhone 12 Max dhe iPhone 12 Pro do të kenë një ekran 6.1 inç. I fundit,  iPhone 12 Pro Max pritet të jetë më i madhi nga katër modelet e reja me një ekran  prej 6.7 inçësh.

Ndryshe nga rivalët e saj, përfshirë Samsung, Huawei dhe OnePlus, Apple është një nga gjigandët e paktë të teknologjisë që ende nuk ka prodhuar një smartphone 5G. Dhe sipas thasheshemeve në internet, katër modelet e reja të iPhone do të kenë teknologjinë 5G.

Për sa i përket kamerave, iPhone 12 Pro mund të ketë një kamerë të pasme me 4 lente, të cilat do të jenë të vendosura në pjesën e sipërme në anë të majtë të smartphone. Ndërsa, IPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max thuhet se kanë një skaner të ri LiDAR, i cili do të përmirësojë modalitetin “Portrait  Mode”.

iPhone 12 pritet të vijë në ngjyra të ngjashme pastel që ka iPhone 11. Të zezë, jeshile e errët, të verdhë, vjollcë, të kuqe dhe të bardhë.

Ndërkohë, iPhone 12 Pro dhe Pro Max mund të vijnë në ngjyrë gri, argjendi, ari dhe jeshile të errët.

Mendohet se Apple për modelet e saj të nivelit të lartë, mund të prezantojë një ngjyrë të re e cila do të jetë blu e errët.

Ashtu si modelet e vitit të kaluar të iPhone, nuk pritet ndonjë ndryshim i madh te bateria. IPhone 12 pritet të ketë një bateri prej 2,227mAh, ndërsa iPhone 12 Max dhe iPhone 12 Pro mund të kenë një bateri 2,775mAh. Vetëm iPhone 12 Pro Max ka të ngjarë që të ketë një bateri të madhe prej 3,687mAh.

Nuk ka shumë thashetheme në lidhje me çmimet, por pritet që iPhone 12 të ketë një çmim fillestar të ngjashëm me iPhone të viteve të fundit.

Kjo do të thotë që iPhone 12 mund të fillojë me një çmim prej 729 Paund, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Max me 1,049£ dhe iPhone 12 Pro Max me 1,149£.

Ky është thjesht një spekulim dhe duke pasur parasysh teknologjinë 5G që mund të kenë, ka shumë mundësi që Apple të rrisë pak çmimet.

Ndërkohë që kompania amerikane mund të prezantojë modelet e reja, përdoruesve mund t’ju duhet të presin pak kohë për t’i pasur në duart e tyre.

Apple ka thënë se për shkak të pandemisë së koronavirusit, këtë vit modelet e iPhone do të dalin në dyqane më vonë se normalisht. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrjeti social Facebook deklaroi se ka eliminuar disa llogari të rreme të lidhura me shërbimin sekret rus, që akuzohet për ndërhyrje në zg

Sistemi i ri operativ për iPhone, IOS 14, ka shumë risi të dobishme për përdoruesit.

Kushedi sa grupe i kemi në WhatsApp, në të cilat njëherë e një kohë ishim mjaft aktivë por vjen një moment që vëmendja zbehet dhe ndihesh

Rrjeti më i madh social, Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme

Kushton rreth 280 mijë euro dhe po konsiderohet si makina më e thjeshtë luksoze në botë.

Rrjeti më i madh social Facebook, ka paralajmëruar se do të bllokojë shpërndarjen e lajmeve në platformën e saj në Australi.

Kompania teknologjike LG ka shpikur një maskë të avancuar të pastrimit të ajrit që mund të nxjerrë jashtë përdorimit maskat e fytyrës.

Miliarderi Elon Musk ka në plan që të revolucionojë teknologjinë edhe në aspektin shëndetësor.

Apple është kompania e parë amerikane që kap vlerën prej 2 trilionë dollarësh.