03/12/2020 - 08:23
Italia e ka gjobitur Apple-in me 10 milionë euro për shkak të disa pretendimeve të konsideruara si mashtruese nga klientët të cilëve u janë shitur iPhone me pretendimin se janë rezistentë ndaj ujit.
Reklama u ishte bërë modeleve të fundit se rezistonin deri në 30 minuta në ujë në një thellësi që varion nga 1 deri në 4 metra. Por ndërkohë, rezultoi se rezistenca në fjalë vlente vetëm për një ujë shumë të pastër në kushte laboratorike, dhe jo në rrethanat normale të përdorimit.
Autoriteti Italian i Konkurrencës dhe Tregut u shpreh se fakti që kompania nuk i mbulonte dëmet e shkaktuara pavarësisht pretendimeve për rezistencë të aparatit ndaj ujit, ishte një praktike “agresive”.
Pretendimet në fjalë vlenin për disa modele që nisnin nga iPhone 8 e deri tek iPhone 11. Sipas autoriteteve, edhe vetë reklama që e tregon iPhone gjatë kontaktit me ujin, është keqorientuese, ndërsa kompania nuk sqaronte qartë as llojin e garancisë së cilës i referohej.
/portali DurresLajm/