Gjiganti i teknologjisë nuk heq dorë nga blerja e TikTok

03/08/2020 - 13:34

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të aplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan.

Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje, ka thënë kjo kompani.

Microsoft ka theksuar se “vlerëson rëndësinë” e shqetësimeve të Trumpit për këtë aplikacion.

Kjo pasi presidenti Trump ka thënë ditë më parë se planifikon të ndalojë aktivitetin e këtij aplikacioni në SHBA.

Mirëpo sipas Microsoftit, TikTok do bëjë një rishikim të politikave për sigurinë, si dhe është thënë se ajo duhet t’i ofrojë qeverisë amerikane listën e “përfitimeve ekonomike” të shtetit.

Kompania amerikane ka thënë se shpreson që të arrijë përfundime me kompaninë që menaxhon TokTok-un, ByteDance, deri më 15 shtator.

Microsoft ka thënë se është duke synuar të blejë shërbimet e TikTokut në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re.

Ajo ka thënë mes tjerash se “mund” të ftojë investitorë të tjerë amerikanë që të marrin pjesë në blerje në “baza të vogla”. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një gjykatë amerikane ka rrëzuar përkohësisht vendimin e qeverisë së SHBA që urdhëronte bllokimin e shkarkimit në celularë të aplikacioni

Disa muaj më parë, Audi tregoi një version të ri të modelit Q5, dhe tani versioni Sportback po vjen te ne.

Rrjeti social Facebook deklaroi se ka eliminuar disa llogari të rreme të lidhura me shërbimin sekret rus, që akuzohet për ndërhyrje në zg

Sistemi i ri operativ për iPhone, IOS 14, ka shumë risi të dobishme për përdoruesit.

Nën emërtimin ‘Time Flies”, Apple pritet që sot të prezantojë 4 modelet e reja të iPhone, të cilat janë: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone

Kushedi sa grupe i kemi në WhatsApp, në të cilat njëherë e një kohë ishim mjaft aktivë por vjen një moment që vëmendja zbehet dhe ndihesh

Rrjeti më i madh social, Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme

Kushton rreth 280 mijë euro dhe po konsiderohet si makina më e thjeshtë luksoze në botë.

Rrjeti më i madh social Facebook, ka paralajmëruar se do të bllokojë shpërndarjen e lajmeve në platformën e saj në Australi.

Kompania teknologjike LG ka shpikur një maskë të avancuar të pastrimit të ajrit që mund të nxjerrë jashtë përdorimit maskat e fytyrës.