Gjykata dënon Francën dhe Greqinë për trajtimin e dy rasteve të migrantëve

01/03/2019 - 07:39

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka dënuar Francën dhe Greqinë për trajtimin e tyre ndaj migrantëve, në dy raste të veçanta.

Gjykata urdhëroi Francën të paguajë 15 mijë euro, për të kompensuar një afgan, i cili kishte kaluar gjashtë muaj në kampin e migrantëve në Calais në vitin 2016.

Jamil Khan, i cili në atë kohë ishte 12-vjeçar, po jetonte në kamp, kur qeveria urdhëroi prishjen e kampit. Një gjykatë franceze në atë kohë urdhëroi që ndaj tij të ketë përkujdesje, ndërkaq shteti nuk e mori për bazë këtë vendim.

Në rastin e dytë, gjykata urdhëroi Greqinë të paguajë 4000 euro për nëntë adoleshentë: gjashtë sirianë, dy irakianë dhe një maroken, të cilët arritën në vend në fillim të vitit 2016.

Gjykata gjeti se ata ishin mbajtur në mes tre dhe pesë javësh në stacionet e policisë ose të kufirit përpara se të transferohen tek autoritetet e migracionit.

Gjykata hodhi poshtë një kërkesë nga emigrantët se qendra e pritjes në të cilën ata u dërguan përfundimisht ishte e mbipopulluar dhe jo-shëndetësore.

Gjykata tha se, në atë kohë, për shkak të fluksit të migrantëve në Greqi ishte një "krizë e paprecedent humanitare" dhe se qendra e pritjes ishte krijuar në mënyrë emergjente.

/REL/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Klientët që paguajnë rregullisht për përdorimin e Adobe Photoshop kanë kërcënuar se do hidhen në gjyq pasi përdorin versionet e vjetra.

Hakerat instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona dhe pajisje të tjera që përdornin aplikacionin e mesazheve WhatsApp

Kur njerëzit mendojnë për Inteligjencën Artificiale, me shumë mundësi mendojnë për skena nga filmat aksion, por në të vërtetë, ajo apliko

I fundit që i shtohet listës së televizorëve nga Samsung është “Sero”, i prezantuar para pak kohësh në Seul.

Whatsapp është një nga aplikacionet e mesazheve më të përdorur në botë.

Gjigandi i kërkimit, Google do të ofrojë për përdoruesit opsionin e fshirjes së historisë së kërkimit dhe vendndodhjes pas tre muajsh.

Shitjet e "iPhone" ranë në nivelin më të ulët gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Konferenca e përvitshme e zhvillimeve të Facebook F8 po mbahet në San Jose, Kaliforni të martën dhe të mërkurën.

Një student ka paditur kompaninë Apple Inc duke kërkuar dëmshpërblim rreth 1 miliardë dollarë, pasi pretendon se kamerat e saj e arrestua