Google ka në plan të sjellë një pamje të re për faqen e tij të Gmail-it.

Në një email që disponon The Verge, kpmpania thotë se dizajni i ri do të përfshijë dhe disa risi, që do të vlejnë dhe në llogaritë normale të Gmail.

Google shkruan The Verge, premton një pamje “të freskët, të qartë për Gmail në web”, me risi si Smart Reply, aftësia për të vendosur alarmin tek e-mail-et dhe mbështetje offline.

Nuk dihet saktësisht se si do të jetë pamja e re, por kompania ka nxjerrë së fundmi pamjen e re te Google Calendar, me ikona dhe ngjyra moderne.

Ky ndryshim do të vijë në javët e ardhshme, si një program i hershëm aksesi për konsumatorët e G Suite dhe llogaritë personale në Gmail.