Gmail për Android mund të suportojë së shpejti funksionalitetet “snooze” dhe “pin”

04/04/2014 - 22:40

4 prill 2014 - Sipas disa fotove të publikuara së fundmi në Geek.com lidhur me përditësimin e aplikacionit Gmail për Android mund të kuptojmë se Google është në testim e sipër të disa ndryshimeve të dobishme të ndërfaqes së përdoruesve, përfshirë këtu shtimin e opsioneve “snooze” dhe “pin”. 

Aplikacioni i ridizajnuar suporton seksionin “Upcoming” ku ruhen të gjitha ato e-mail-e, përgjigjen e të cilëve keni menduar t’a ktheni më vonë. Ato e-mail-e që etiketohen nëpërmjet opsionit “snooze”, shënohen si mesazhe të lexuara, por sapo përfundon koha e “dremitjes”, e-mail-i do të shfaqet përsëri në krye të postës hyrëse si i palexuar. Ky funksionalitet është me të vërtetë i dobishëm për ata persona që harrojnë të kthejnë përgjigje pasi e kanë lexuar e-mail-in. “Snooze” mund t’a përdorni sa herë të doni për një e-mail të caktuar dhe kohëzgjatjen mund t’a përcaktoni sipas dëshirës.

Dizajni i ri do të lejojë përdoruesit që të veçojnë e-mail-e të caktuara. Nëpërmjet butonit të mësipërm “pin” në krye të aplikacionit do mund të shfaqni vetëm mesazhet e veçuara ose postën e plotë elektronike me të gjitha mesazhet që keni marrë. Kjo është një alternativë më e mirë sesa sistemi aktual me yje, i cili i shfaqte e-mail-et e veçuara në një skedar të veçantë.

Përveç seksioneve Sociale, Promovime, Forume dhe Përditësime që janë tashmë të pranishme në Gmail, versioni i ri përfshin edhe disa seksione të tjera të quajtura Udhëtime, Blerje dhe Financa. Aktualisht, funksionalitetet e përmendura janë pjesë e një eksperimenti brenda kompanisë dhe ndoshta nuk do të jenë asnjëherë të disponueshme për përdoruesit, megjithatë adhuruesit e Gmail duhet të jenë të kënaqur që kompania është në kërkim të mënyrave për të përmirësuar këtë shërbim.

(PCWorld Albanian)

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjigandi japonez Toshiba ka shitur aksionet e fundit të kompanisë që zhvillonte kompjuterat Dynabook.

Twitter i ka shprehur interesin kompanisë kineze “ByteDance” për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit “TikTok”, bënë të ditur për

Rrjetet sociale duket se po ia bëjnë të vështirë fushatën elektorale Presidentit amerikan, Donald Trump.

Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të a

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un.

Konfirmohet zyrtarisht nga Apple se prezantimi i modeleve të reja të iPhone do të shtyhet për një periudhë tjetër më vonë gjatë këtij vit

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i s

Twitter i ndaloi djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë.

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një