Google Chrome nuk do të funksionojë në disa kompjutera, zbuloni përse bëhet fjalë

25/11/2020 - 11:25

Google Chrome ose shfletuesi i internetit, nuk do të funksionojë në disa kompjutera duke filluar që nga viti 2022. Bëhet fjalë për kompjutera që funksionojnë me sistem operativ Windows 7.

Google Chrome nuk do të mbështesë më funksionimin e aplikacionit të saj për këtë sistem operativ.

Sipas ekspertëve, Chrome do të ndalojë së funksionuari në kompjuterat me Windows 7 duke filluar nga data 15 janar 2022.

Kjo datë nënkupton zgjatje me 6 muaj të afatit, pasi fillimisht ishte caktuar 15 korriku i vitit 2021.

Nga ana tjetër, Google po punon për një përditësim të Chrome pas disa problemeve të sigurisë. Hakerat kishin mundur të depërtonin në kompjuterat e përdoruesve duke përdorur disa dobësi të Google Chrome.

Këto mangësi në sigurinë e browser tashmë do të rregullohen, ka njoftuar Google, duke premtuar se përditësimi i aplikacionit do të mundësojë edhe rritje të shpejtësisë gjatë kërkimit në internet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria e Brazilit do të pranojë kompaninë kineze të teknologjisë Huawei që të marrë pjesë në ankandet për rrjetin 5G.

Aplikacioni i mesazheve, Signal ka raportuar probleme teknike të premten pasi njohu fluks të madh të përdoruesve, të cilët janë shtuar në

Politika e re WhatsApp ka shkaktuar një valë të madhe shkarkimesh të aplikacionit SIGNAL ditët e fundit.

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump është pezulluar përkohësisht nga YouTube pasi nxiste dhunë me anë të videove që publikonte nga pro

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook.

Asnjë ndryshim në mënyrën e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook në rajonin europian.

Në kalendarin Gregorian, pragu i Vitit të Ri, dita e fundit e një viti, bie më 31 dhjetor.

Whatsapp gati të publikojë versionin e ri, miliona përdorues mund të mos e përdorin më pas 1 janarit.

Gjigandi gjerman i prodhimit të automjeteve, "BMW" synon që të rrisë numrin e makinave elektrike.

Facebook dhe Google kanë rëndë dakord të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në rast se do të nisë një hetim kundër tyre pas padisë