Facebook dhe Google kanë rëndë dakord të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në rast se do të nisë një hetim kundër tyre pas padisë nga 10 shtete në SHBA.

Lajmi bëhet me dije nga mediet ndërkombëtare, që citojnë një raport të papublikuar, ku dy gjigandët e internetit po bashkëpunojnë për reklamat.

Kjo lëvizje e Google dhe Facebook vjen pas padisë së bërë nga 10 shtete, pasi i akuzojnë se kanë krijuar një monopol për reklamat në internet dhe kanë shkelur të gjitha rregullat e tregtisë së lirë.

Më tej duke cituar raportin sekret, bëhet me dije se dy kompanitë janë të vetëdijshme që kundër tyre mund të ketë një hetim të thelluar.

Një zëdhënës i Google për mediat ka thënë se marrëveshje të tilla mes kompanive që janë të paditura janë të zakonshme. Ndërkohë Facebook nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për koment lidhur me këtë çështje.