14/11/2020 - 10:00
Qëkur aplikacioni Google Photos doli në treg, mjaft përdorues ishin të kënaqur sepse ruanin fotot e tyre me një kapacitet pa limit. Por që prej 1 qershorit 2020, Google Photos ka dhënë lajmin e hidhur se tashmë do të ketë një limit në sasinë e fotove që ne ruajmë aty. Dhe nëse kalohet limiti i 15 GB, duhet të paguhet në bazë të planit që ka vendosur kompania.
Sidoqoftë nuk është për t’u shqetësuar sepse të gjitha fotot që kanë qenë më përpara do të vazhdojnë të ruhen. Google ofron planin e saj “Google One” ku mund të paguash 2 dollarë në muaj për 100 GB në kapacitet, si dhe shumë shërbime të tjera. Mos harroni të kontrolloni nëse të gjitha fotot janë hedhur në aplikacion. Këtë e shihni tek opsioni “Back Up and Sync” .
Google do t’ju njoftojë përmes e-mail apo brenda aplikacionit kur të jeni në limitet e kapacitetit.
/portali DurresLajm/