Guidë për krijimin e fjalëkalimeve të sigurta (Infografik)

14/04/2014 - 22:15

14 prill 2014 - Vrima e softuerit Heartbleed ka mundur të pushtojë uebin duke infektuar një numër të madh uebfaqesh dhe shërbimesh online të cilat po punojnë fort për të ndrequr këtë problem. Momentalisht përdoruesit nuk mund të bëjnë asgjë përveçse të kontrollojnë nëse uebfaqet që ata aksesojnë më shpesh janë të infektuara ose jo dhe pasi ato të kenë zgjidhur problemet me sigurinë atëherë është e këshillueshme që të ndryshohet fjalëkalimi. Nuk ka kuptim të ndryshohet që tani në qoftë se hakerat vazhdojnë të kenë akses në ato faqe.

Në çdo rast do të ishte e këshillueshme që përdoruesit të vendosin një fjalëkalim më të sigurt se “password” apo “123456”. Lidhur me këtë mund t’ju vijë në ndihmë infografiku i mëposhtëm i krijuar nga WebpageFX.

Në këtë infografik kompania këshillon përdoruesit të ndryshojnë rregullisht fjalëkalimet që përdorin për shërbimet online si dhe njëkohësisht duhet të përpiqen të përzgjedhin kombinime komplekse karakteresh.

Kompania këshillon gjithashtu që përdoruesit të mos ripërdorin të njëjtin fjalëkalim për shërbime të ndryshme, të shmangin fjalët e zakonshme dhe kombinimet e lehta që mund të merren me mend lehtësisht si dhe të mos e ndajnë fjalëkalimin e tyre me persona të tjerë.

Pavarësisht se në infografik nuk përmendet, do të ishte një ide e mirë që sigurimi i fjalëkalimeve të mundësohej nëpërmjet përdorimit të një programi për menaxhimin e fjalëkalimeve si 1Password ose LastPass. (PCWorld Albanian)

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.

WhatsApp edhe më parë ka ndërmarrë hapa për të luftuar lajmet e rreme në aplikacionin e saj të mesazheve, siç është markimi i mesazheve q