Hakerat sulmojnë aplikacionin WhatsApp

14/05/2019 - 09:03

Hakerat instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona dhe pajisje të tjera që përdornin aplikacionin e mesazheve WhatsApp.

WhatsApp, i cili është në pronësi të rrjetit social Facebook, tha se sulmi ka shënjestruar një “numër të zgjedhur” të përdoruesve dhe se është orkestruar nga “një aktor i avancuar kibernetik”.

Sipas një raporti në gazetën Financial Times, sulmi u zhvillua nga firma izraelite e sigurisë NSO Group.

Të hënën, WhatsApp u bëri thirrje 1.5 miliardë përdoruesve të tij që t’i përditësojnë aplikacionet si masë paraprake.

Sulmi u zbulua për herë të parë në fillim të këtij muaji.

“Sulmi i ka të gjitha shenjat dalluese të një kompanie private, që thuhet se punon me qeveritë”, tha kompania WhatsApp.

Grupi NSO është një kompani izraelite që është përmendur në të kaluarën si një “tregtar i armëve kibernetike”.

Ky grup tha përmes një deklarate se “teknologjia e NSO-së është e licencuar për agjencitë qeveritare, për qëllimin e vetëm të luftimit të krimit dhe terrorit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Doreza të lehta që lejojnë prekjen e objekteve të botës virtuale.

Instagram vjen me një risi, e cila është duke u eksperimentuar në disa vende të botës.

Autoritetet amerikane kanë miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë Dollarësh për "Facebook" për shkeljen e privatësisë së të dhënave të

Është një nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale në botë, por duket se Instagram ra këtë pasdite.

Kompania Twitter tha se do të identifikojë dhe vlerësojë postimet të cilat thyejnë rregullat, edhe nëse ato bëhen nga burime të rëndësish

Kompania e mediave sociale Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quaj

Përdoruesit e Instagramit janë të zemëruar pasi aplikacioni ra për herë të dytë në dy ditë.