Huawei tejkalon Samsungun me shitje të smartfonëve

30/07/2020 - 12:47

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i smartfonëve në botë, në tremujorin e dytë të vitit.

Kompania e kërkimeve Canalys tha se Huawei, i cili përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ka shitur 55.8 milionë pajisje, duke e tejkaluar për herë të parë Samsungun, i cili ka shitur 53.7 milionë.

Ky është tremujori i parë në nëntë vjet që një kompani tjetër përveç Samsungut ose gjigantit amerikan, Apple, udhëheq tregun, tha Canalys.

Huawei është pjesë e mosmarrëveshjeve gjeopolitike midis Pekinit dhe Uashingtonit dhe sanksionet e SHBA-së e kanë “ngufatur” biznesin e tij jashtë territorit të Kinës, por ai ka mbizotëruar tregun e brendshëm, tha Canalys.

Uashingtoni pretendon se firma paraqet kërcënim të konsiderueshëm për sigurinë në internet dhe e ka ndaluar atë në tregun amerikan, ndërsa udhëheq një fushatë për ta izoluar edhe globalisht.

Huawei është po ashtu prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të rrjeteve të telekomunikacionit.

Më shumë se 70 për qind e smartfonëve Huasei shiten tani brenda Kinës, ku Samsung ka një pjesë shumë të vogël të tregut, tha Canalys.

Dërgesat jashtë shtetit, megjithatë, kanë rënë për gati një të tretën në tremujorin e dytë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në kohët e sotme ka shumë platforma online që na survejojnë, madje edhe për aspekte më intime si gjatësia, pesha, hobit dhe kafshët shtëp

Google Chrome ose shfletuesi i internetit, nuk do të funksionojë në disa kompjutera duke filluar që nga viti 2022.

Numri i makinave elektrike në rrugët e Gjermanisë mund të rritet shumë më shpejt nga sa parashikojnë ekspertët.

Më shumë se 200 mbikëqyrës të përmbajtjes në Facebook, nga e gjithë bota, kanë akuzuar kompaninë se i detyroi ata të ktheheshin në zyrë g

Siguria e fortë është një prej opsioneve më të mira të WhatsApp-it, por aplikacioni nuk është aq i sigurtë sa mendoni.

Qëkur aplikacioni Google Photos doli në treg, mjaft përdorues ishin të kënaqur sepse ruanin fotot e tyre me një kapacitet pa limit.

Prodhuesi luksoz i makinave, Bentley, ka zbuluar planet për t'u bërë tërësisht elektrik deri në vitin 2030.

Nga muaji i ardhshëm, WhatsApp do të vijë për përdoruesit me një risi.

“Baby Shark”, kënga e këndshme dhe shumë tërheqëse për fëmijë e regjistruar nga kompania koreano jugore Pinkfong është bërë videoja më e