Gjatë ditës së sotme përdoruesit e rrjetit social "Instagram" kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove.

Miliona përdoruesve në të gjithë botën u shfaqej opsioni "5xx server error" duke e bërë të pamundur postimin dhe aksesin në rrjetin social më të popullarizuar.

Raportimet kanë ardhur nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Azia. Probleme të tilla janë të rralla për "Instagram"-in dhe kanë krijuar panik tek "të fiksuarit" pas rrjeteve sociale.

Deri më tani nuk ka sqarime nga rrjeti social për problemin.