Instagram heq reklamat për produktet e dobësimit

19/09/2019 - 15:00

Instagram merr masa drastike për postimet që lidhen me prodhimet për humbjen e peshës dhe të kirurgjisë kozmetike.

Postime të caktuara do të fshihen për përdoruesit nën 18 vjeç, ndërsa të tjera që promovojnë produkte "të mrekullueshme" për humbje të peshës, do të hiqen plotësisht.

Ndryshimet do të vlejnë edhe për rrjetin social Facebook, në pronësi të të cilit është Instagram.

"Ne duam që Instagram të jetë një vend pozitiv për të gjithë ata që e përdorin dhe kjo politikë është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për të ulur presionin që njerëzit ndonjëherë mund ta ndjejnë si rezultat i mediave sociale", tha Emma Collins, menaxhere e politikave publike në Instagram.

"Këshillat janë kërkuar nga ekspertë në fushën e politikës së mediave sociale", shtoi ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.