Era Istrefi padyshim që do ta mbajë mend këtë vit, si më të suksesshmin në karrierë.

Këngëtarja përveç këngëve që po sjell dhe po shndërrohen në hite botërore, po vazhdon të mbajë edhe koncerte.

Por së fundi, shqiptares sonë të famshme, rrjeti social "Instagram" i ka përgatitur edhe një surprizë të veçantë.

Në fakt, figura me fytyrën e bukuroshes sonë tashmë vjen edhe si "giphy" në rrjetet sociale.

Era së fundmi ka sjellë edhe dy këngë të reja pas paraqitjes në ceremoninë përmbyllëse të botërorit Rusia 2018.