Rrjeti social “Instagram” vjen me risi. Tashmë mund të vendosni në heshtje, siç mund të bëhet aktualisht në “Facebook” me komandën hide, pa qenë nevoja të mos e ndiqni më dhe që përdoruesi të mos e kuptojë.

Bëhet e ditur se ky funksion i ri aktivizohet në javët e ardhshme dhe është menduar për të personalizuar “Feed” e “Instagram”, në bazë të asaj që duam vërtet të shohim, por pa ofenduar askënd.

Duke e fshehur si llogari sigurisht mund të shkosh në profil dhe të shohësh fotot e postuara, por në homepage nuk do t’u shfaqen më.