Postimet 24 orëshe (Story-t) në Instagram prej vitit 2016 janë bërë një nga opsionet më popullore të këtij rrjeti social.

Përdoruesit e historive mund të përdorin efekte dhe shumë opsione të tjera për videot e tyre duke përfshirë filtera, sondazhe e deri te Boomerangs.

Tashmë, Instagram ka lëshuar tre efekte të reja për Boomerangs, të quajtura SloMo, Echo dhe Duo. SloMo çon në ngadalësimin e shpejtësisë, ndërsa Echo dhe Duo krijojnë një efekt të turbullt gjatë lëvizjes.

“Instagram ka krijuar disa efekte të reja kreative. Provojini të gjitha sot”, shkruante ky aplikacion pas lançimit të tyre.