Përmes një storie, rrjeti social Instagram ka lajmëruar të gjithë përdoruesit për risinë më të fundit që ka sjellë.

Bëhet fjalë për mundësinë e dërgimit të zërave audio në "Insta Message", opsion ky që nuk kishte ekzistuar më parë në Instagram.

Mundësia e dërgimit të zërave audio nuk është ndryshimi i vetëm që bëri Mark Zuckerberg me ekipin e tij këtë vit.

Përkrah mundësisë për të telefonuar miqtë, ai e ka përforcuar rëndësinë e vizualizimit me opsionin e fotografive lëvizëse (GIF).