Themeluesi i Instagram Kevin Systrom thotë se është duke punuar për të siguruar platforma që përmirësojnë ndikimin që rrjeti social ka në shëndetin mendor të njeriut.

Në një intervistë ekskluzive me Newsbeat ai thotë: “Ne duam të sigurohemi që jemi një forcë pozitive në botë”. Thuhet se Instagram është platforma më e keqe e mediave sociale në lidhje me shëndetin mendor të të rinjve.

BBC shkruan se gjatë intervistës me Systrom, u zbulua se aplikacioni ka arritur 1 miliard përdorues. Kevin tha në Radio 1 Newsbeat se kompania tani ka një miliard përdorues.

“Unë ende sot mendoj se arritja jonë është ndërtimi i një bashkësie prej një miliard, gjë që është jashtë çdo parashikimi”, tha ai.

Platforma filloi si një aplikacion për postimin e fotografive, duke u zhvilluar në video dhe më pas në krijimin e “historive” në Instagram, postime që qëndrojnë vetëm 24 orë.