Instagrami fshin “like”, nis testimi

28/07/2019 - 09:24

Instagrami nisi fshehjen e pëlqimeve në platformën e tij në Australi, Brazil dhe disa tregje të tjera të mëdha, pasi bëri të ditur që më herët se donte të zbuste presionin mbi përdoruesit, i diktuar nga kritikat për pasojat në shëndetin mendor. Ky ndryshim bën që përdoruesit në gjashtë vende të mos mund të shohin më numrin e pëlqimeve në postimet e njerëzve të tjerë.

“Ne duam që Instagrami të jetë një vend ku njerëzit të ndjehen mirë, të jenë të lirë të shprehin vetveten”, thanë zyrtarët e Facebook që ka në pronësi Instagramin.

“Ne shpresojmë që ky test do të zbusë presionin se sa pëlqime do të marrë një postim, ndaj ju thjesht mund të fokusoheni tek ndarja në rrjet e gjërave që doni”.

Australia, Italia, Irlanda, Japonia, Brazili dhe Zelanda e Re, janë përfshirë në këtë testim të ri, që pason një tjetër provë të zhvilluar në Kanada, në maj.

Edhe pse Instagrami e cilëson fshehjen e pëlqimeve për përdoruesit si një test, nuk është dhënë një afat se kur ai do të përfundojë.

Instagrami ka më shumë se një miliardë përdorues në të gjithë botën dhe është një platformë që lejon përdoruesit të postojnë imazhe dhe video të cilat të tjerët mund t'i pëlqejnë apo komentojnë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania "Facebook" ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve të shërbimeve të tij, njoftoi të

Fotografimi i atomeve, proteinave dhe viruseve me shpejtësi shumë të madhe tani është i mundur.

Rrjeti më i madh për postimin e fotografive, është përfshirë në një skandal.

Apple ka ftuar klientët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paraqesin kërkesën e tyre për të marrë kartën e saj të kreditit, të zhvillu

Ekziston një rritje eksponenciale në kërcënime ndaj sigurisë së IT për individët dhe kompanitë.

Edhe asistenti i “Apple”, “Siri”, dëgjon bisedat, njofton “The Guardian” sipas informacioneve të marra nga një punonjës i një kompanie që

Mjekët kanë shndërruar sinjalet e trurit për të folur në fjali të shkruara në një projekt hulumtues që synon të transformojë mënyrën se s

Megjithëse disa prodhues të Androidit tashmë kanë filluar të ofrojnë pajisjet e tyre me mbështetje për rrjetin 5G, Apple do ta bëjë këtë

Aplikacioni WhatsApp arrin në miliona telefona me kosto të ulët, për ata që kanë në bord KaiOS, sistemin operativ operativ të Linux, i pr