Instagrami është duke testuar një opsion të ri, të cilin përdoruesit e kanë pritur prej kohësh.

Rrjeti social që zotërohet nga Facebook po punon për të prezantuar butonin "regram", që do t’i lejojë përdoruesit të shpërndajnë postimet e personave të tjerë vetëm me një prekje.

Sipas The Mirror, opsioni i ri do të ketë të njëjtin funksion si ai i "retweet" në rrjetin social Twitter.

Ikona e "regram" do të vendoset afër opsioneve "pëlqeje", "komento", dhe "dërgo".