Interneti do të “zhduket” më 11 tetor

Postuar: 08/09/2018 - 19:23

Më 11 tetor interneti do të bllokohet për miliona përdorues në mbarë botën. Bllokimi do të ndodhë pasi do të ndërrohen “çelësat e sigurisë” që mbrojnë një pjesë të rëndësishme të internetit.

Ky proces quhet “KSK Rollover”, dhe në këtë pikë shumë përdorues mund të shikojnë një njoftim “probleme me serverin”. Për përdoruesit që do të preken nga ky “blackout”, problemet do të shfaqen më 11 tetor ose 48 orë me vonesë.

Kjo do të ndodhë për shkak se shumë nga serverat që menaxhojnë internetin ruajnë një kopje për dy ditë. Për herë të fundit, ky proces u bë në vitin 2010 dhe ky sistem sigurie i quajtur KSK-2010 nuk do të jetë më i vlefshëm, ndërsa “çelësi i ri i sigurisë” do të quhet KSK-2017.

“Çelësat e sigurisë” janë të projektuar që të mos keqpërdoren dhe të mos sulmohen pjesë të caktuara të internetit. Këto të dhëna sigurie ndërrohen për shkak se në ditët e sotme është teorikisht e mundur që kompjuterët e fuqishëm të gjejnë kodet e enkriptuara. Përveç rënies së serverit, përdoruesit e internetit nuk do të shohin asnjë ndryshim tjetër gjatë navigimit në internet. Koorporata e internetit thotë se nuk do të preket e gjithë bota nga ndryshimi i kodeve të sigurisë, por vetëm një pjesë e përdoruesve, rreth 36 milionë në të gjithë botën nga 3.58 miliardë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Telefonët me tre kamera janë standardi i ri i industrisë.

   Aplikacioni më i përdorur nga njerëzit për sa i përket dërgimit të mesazheve nuk do mund të shkarkohet më në disa modele Iphone apo An

Interneti do të bllokohet për miliona përdorues në mbarë botën më 11 tetor.

Kompania Samsung do të hedhë në treg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një pajisje të vogël që ndihmon njerëzit të mos humbasin objektet

Një nga rrjetet sociale më të përdorura nga të rinjtë, Instagram, është akuzuar së fundmi se po i inkurajon këta të fundit që të lëndojnë

Të gjithë mendojnë që në krye është Apple ose Samsung por jo. I pari në listë për nga fitimet qëndron Google me plot 302 miliard dollarë

“Facebook”-u po zhduket gjithmonë e më shumë në mesin e të rinjve dhe zhgënjimi me platformën kryesore të mediave sociale po shtrihet edh

Në dy dekada Google është zhvilluar nga një firmë e krijuar në një garazh në Kaliforni në koncernin më të fuqishëm të internetit në botë.

   Vlerësimi në treg i “Amazon”, gjiganti i shitjeve me pakicë në internet, kaloi nivelin e një trilionë dollarëve, ndërkohë që vlera e k

Edhe pse telefonat celularë janë përmirësuar ndjeshëm në shumë aspekte, bateria e tyre nuk ka fuqinë e dikurshme.