Analistët e industrisë teknike bëjnë të ditur se iPhone 12 do të jetë më i shtrenjtë se iPhone 11.

Jeff Pu, një analist në “Yuanta Investment Consulting” shpjegoi se iPhone i ardhshëm do të fillojë me 749 dollarë. Sipas tij, iPhone 11 është hedhur në treg duke filluar nga 699 dollarë.

Kompania është duke përdorur modemin Qualcomm, për t’i bërë pajisjet e saj 2020, në përputhje me standardet e reja dhe kjo mund të rezultojë në një rritje të çmimeve për klientët.

Besohet të ketë disa modele të ndryshme të iPhone 12, që do të dalin në shtator dhe ka mundësi që rritja e çmimit do të ndodhë për gjithësecilin prej tyre.