Kohët e fundit Apple është përfolur se po ndryshon dizajnin e iPhone 2020.

Modeli i tij ka mbetur i pandryshuar që nga iPhone X, i lançuar në vitin 2017, me përjashtim të lenteve të kamerës në anën e pasme.

Apple do të kthehet në një pamje më të guximshme që të kujton iPhone 5. Një veprim i tillë do të sillte iPhone më në përputhje me serinë iPad Pro, me një dizajn më të trashë dhe katror.

Nëse ecuria e pandemisë nuk ndryshon planet e kompanisë, mendohet se iPhone i ardhshëm do të jetë në treg në muajin shtator.

Gjithashtu bëhet e ditur se Apple do të prodhojë katër versione këtë vit. Këto përfshijnë iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max. Madhësitë e ekranit parashikohen të jenë përkatësisht 5.4 inç, 6.1 inç, 6.1 inç dhe 6.7 inç.