iPhone 8, me bateri të dyfishtë

Postuar: 15/04/2017 - 15:41

Një kornizë e hollë, në linjë me Infinity Display të vendosur nga Samsung tek Galaxy 8, dhe një bateri e dyfishtë në gjendje të zgjasë jetën e saj më shumë se një ditë. Këto janë thashethemet e fundit që qarkullojnë mbi iPhone 8, pajisja që pritet në vjeshtë dhe që shënon 10-vjetorin e iPhone.
Sipas zërave që qarkullojnë iPhone 8 do të ketë një ekran Oled prej 5.8 polsh, por me përmasa të njëjta si iPhone7, një kornizë shumë të hollë, vetëm 4 mm. Butoni “Home” virtual, do të jetë i integruar në ekran, ashtu si dhe fotokamera e përparme, që do të zhduket nga shikimi. Smartphone do të jetë prej xhami si para të mbështjella me metal.
Krahas të tjerave pajisja e Apple do të ketë një sistem ushqyerje wireless për baterinë, që mund të jetë e dyfishtë për të garantuar jetëgjatësi. Mund të jetë edhe një teknologji e njohjes së fytyrës e menduar për autenticitetin e pronarit të saj, që thjesht do i bashkangjitet dhe nuk do e zëvendësojë lexuesin e gjurmëve dixhitale.
Online qarkullojnë dhe zëra të tjerë që vijnë nga Asia, për një Plan B që ka Apple në rast të vështirësive të integrimit të Touch Id në ekran, dhe që bëhet fjalë për të spostuar në pjesën e pasme të telefonit lexuesin e gjurmëve të gishtave. Kjo zgjidhje, që ndoshta mund të mos ndodhë, përjashtohet nga analisti i Cowen and Company, Timothy Arcuri. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Inxhinierët kinezë publikuan projektin për ndërtimin e një superavioni hipersonik, në gjendje që të përshkojë distancën nga Pekini në

Aloha dhe Fiona do të jenë dy folëset dhe dëgjueset e zgjuara. Kjo risi pritet të lançohet në korrik të 2018, shkruan Digi Times.

   Renault është makina e pestë që zbulohet në prag të startit të botërorit të Formula 1 për vititn 2018.

BE i ka kritikuar ashpër rrjetet sociale "Facebook" dhe "Twitter", pasi sipas Komisionit të BE ato nuk i respektojnë sa duhet ligjet për

Një lajm i rëndësishmën vjen për përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale.

Pasi zbuloi në fund të vitit të kaluar modelin e ri që i kushtohet kampionit të Formula 1, Ayrton Senna, McLaren ka publikuar edhe të dhë

Në ditët e para të krijimit, Android ishte i ngadaltë në platformën mobile.

Nevoja për ta kontrolluar sa më mirë trafikun, por pa polic, ka bërë që kompania Ford të prezantojë në projekt të veçantë.

Gjigandi japonez i prodhimit të automjeteve, "Toyota", do të tërheqë nga tregu rreth 200 mijë makina në Kinë, pasi këto automjete rezultu

   iPhone X nga Apple është sot për sot celulari smartphone më shtrenjtë në treg, duke filluar nga $1.000.