iPhone me rrjet 5G - “Përshëndetje, shpejtësi”

08/10/2020 - 14:29

Kompania e teknologjisë Apple ka njoftuar se do të mbajë ngjarjen më te madhe të saj, në të cilën do të bëhet lançimi i produktit të vitit. Gjigandi i teknologjisë ka bërë të ditur se nën titullin “Përshëndetje, shpejtësi”, me datë 13 tetor, do të prezantojë katër iPhone të ridizejnuar me rrjet 5G.

iPhone i ri, do të kenë kamera të azhurnuara, procesorë më të shpejtë dhe ekrane në madhësi të ndryshme.

Ngjarja që do të mbahet online nga kompania, do të jetë e dyta për këtë vit. Pas prezantimit të iPad Air të ri dhe orave Apple të përditësuara.

Telefonat e rinj që do të prezantohen do të kenë një dizajn komplet ndryshe nga ata që jemi mësuar. Ndryshimi pritet të jetë në formën e telefonit ku mendohet se do të vendosen anësore katrore për të zëvendësuar ato të rrumbullakosura. Të katër modelet do të ndahen në dy versione të nivelit fillestar dhe dy variacione Pro.

Apple, poashtu planifikon të shtojë në modelet më të shtrenjta një skaner Lidar, i cili do të përmirësojë dukshëm fotografinë.

Pavarësisht nga një zgjerim i shpejtë që Apple ka bërë në shërbime dhe pajisje të reja, iPhone vazhdon të mbetet produkti më i rëndësishëm i kompanisë. Telefoni i mençur gjeneron rreth gjysmën e të ardhurave të Apple dhe është drejtuesi kryesor i shitjeve për AirPods dhe Apple Watches.

Ndërsa, mbështetja që do të vjen për iPhonet e rinj me valë 5G, do të vendosë kompaninë në një konkurrencë të re me ofertat edhe ndryshimet e fundit të kompanive Samsung, Google dhe të tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Inteligjenca Artificiale (IA) mund të përshpejtojë prodhimin e mikroqarqeve të reja duke modeluar konfigurimin e tyre në orë në vend të m

Aplikacioni WhatsApp vjen me një përditësim të ri, për përdoruesit e Android dhe iPhone, që synon t’ju kursejë kohë.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë gjetur një masë të madhe të dhënash të vjedhura që përmbajnë 26 milion persona ose subjekte në faqe

Ligjvënësit e Senatit amerikan kanë miratuar një plan për të rritur kërkimin dhe prodhimin e teknologjisë, i cili do u kushtojë miliona d

Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin

Pandemia nuk ka qenë një ogur i keq për të gjitha kompanitë.

Pas dy vjet testimi, Facebook po paraqet një mundësi të re, fshehjen e pëlqimeve.

Të gjithë përdoruesit e WhatsApp duhet të tregojnë kujdes pasi një mashtrim shqetësues është raportuar pasi iu mbyllën llogaritë e tyre.

Amazon është në bisedime për të blerë studion e filmave MGM me një vlerë prej 9 miliardë dollarësh.

Nëse jeni kuriozë për të ditur se çfarë të dhënash ka grumbulluar celulari për ju, është e mundur të shkarkoni një raport.