iPhone-t e rinj do të mbështesin rrjetin 5G

30/07/2019 - 09:05

Megjithëse disa prodhues të Androidit tashmë kanë filluar të ofrojnë pajisjet e tyre me mbështetje për rrjetin 5G, Apple do ta bëjë këtë më së shpejti vitin e ardhshëm. Analisti Ming-Chi Kuo sugjeron që seria e plotë e iPhone 2020 do të ofrojë mbështetje për rrjetin 5G.

Kuo këtë herë sugjeron se të tre modelet që do të lançohen vitin e ardhshëm, do të kenë modem 5G. Analisti më parë vuri në dukje se vetëm dy nga tre modelet do të vijnë me mbështetje 5G. Ai, po ashtu, thekson se Apple ndoshta do të jetë e vendosur për këtë veprim për shkak të konkurrencës së Androidit dhe pranimin e mbështetjes për 5G në segmentin premium.

Kompania nga Kupertino nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht asgjë rreth iPhone-ëve të rinj, por besohet se të tre modelet do të kenë ekran OLED prej 5.4, 6.1 dhe 6.7-inç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania "Facebook" ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve të shërbimeve të tij, njoftoi të

Fotografimi i atomeve, proteinave dhe viruseve me shpejtësi shumë të madhe tani është i mundur.

Rrjeti më i madh për postimin e fotografive, është përfshirë në një skandal.

Apple ka ftuar klientët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paraqesin kërkesën e tyre për të marrë kartën e saj të kreditit, të zhvillu

Ekziston një rritje eksponenciale në kërcënime ndaj sigurisë së IT për individët dhe kompanitë.

Edhe asistenti i “Apple”, “Siri”, dëgjon bisedat, njofton “The Guardian” sipas informacioneve të marra nga një punonjës i një kompanie që

Mjekët kanë shndërruar sinjalet e trurit për të folur në fjali të shkruara në një projekt hulumtues që synon të transformojë mënyrën se s

Aplikacioni WhatsApp arrin në miliona telefona me kosto të ulët, për ata që kanë në bord KaiOS, sistemin operativ operativ të Linux, i pr