Italia mbyll Wikipedia-n në shenjë proteste

03/07/2018 - 18:56

   Wikipedia në Itali ka bllokuar lexuesit nga faqja e saj, në shenjë proteste për një ligj të Bashkimit Evropian rreth të drejtave të autorit në internet.

Kritikët kanë thënë se ligji, i cili pritet të votohet këtë javë, mund të ndalojë fotografitë me përmbajtje qesharake si dhe mund t’iu kërkojë platformave të pagujnë për qasje në lajme.

Vetë redaktorët kanë shkruar se “Wikipedia mund të jetë në rrezik të mbylljes”.
“Nëse propozimi miratohet, mund të jetë e pamundshme të shpërndahet ndonjë artikull i gazetave në rrjetet sociale apo të gjendet në kërkimet në internet", është thënë në njoftim.

Përdoruesve të faqes në gjuhën angleze nuk u është ndaluar përdorimi, mirëpo edhe atyre u është dërguar njoftimi dhe u është bërë thirrje për të kontaktuar me përfaqësuesit e tyre evropianë, para votimit.

Wikipedia është faqja e pestë me më së shumti trafik në internet, ka njoftuar faqja e të dhënave, Alexa.

Artikujt 11 dhe 13 janë kritikuar ashpër në kuadër të rregullave të reja.

Artikulli 13 është cilësuar shumë kontravers, pasi u kërkon faqeve të ashpërsojnë të drejtat e autorit, edhe kur publikohen nga vetë ata.

Kritikët besojnë se kjo do të nënkuptonte se të gjitha rrjetet sociale do të duhej të vërtetonin secilën përmbajtje të publikuar, detyrë pothuaje e pamundshme për përdoruesit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Firma pas aplikacionit të mesazheve Snapchat u ka thënë deputetëve se mund të ndryshojë opsionin “streak” për të cilin është kritikuar sh

“Google” ka marrë një goditje të fortë nga Bashkimi Europian, i cili i vuri motorit të kërkimit një gjobë prej 1.49 miliardë eurosh.

Instagram nisi testimet në Shtetet e Bashkuara për një funksion ku përdoruesit mund të blejnë produkte direkt nga rrjeti social.

Apple ka surprizuar sërish pasi së shpejti do të ketë një tjetër shumëllojshmëri emoji-sh në çdo celular iPhone me përditësimin e ri “iOS

Të heqësh dorë nga rrjeti social Facebook, edhe ta mendosh duket e vështirë, aq më tepër ta zbatosh.

Supozohej të bënin të kundërtën, por mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka dënuar Francën dhe Greqinë për trajtimin e tyre ndaj migrantëve, në dy raste të veçanta.

MWC 2019 është në zhvillim e sipër në Barcelonë dhe shumë prodhues kanë përdorur konferencën për të paraqitur teknologjinë e tyre të fund

Facebook vijon të mbetet rrjeti social më i përdorur në Shqipëri.

Gjatë vitit 2019, aplikacioni mjaft popullor i komunikimit, WhatsApp, do të pajiset me disa funksione të mrekullueshme.