Software i Apple për njohjen e fytyrës, që vjen në iPhonë X këtë vit, duket se nuk është i përshtatshëm për fëmijë të moshës nën 13 vjeç.

Por arsyeja do t’ju befasojë. Nuk është çështje privatësie. Apple thotë se lidhet me aftësitë e njohjes së fytyrës.

Në një memorandum të publikuar të mërkurën, Apple tha se risia e saj teknologjike e njohjes së fytyrës mund të jetë më pak e saktë në zbulimin e fytyrave të fëmijëve. Kjo për shkak se karakteristikat e dallueshme të fytyrës nuk janë të zhvilluara plotësisht te fëmijët, thuhet në memorandum.

Njohja e fytyrës, një karakteristikë përcaktuese e iPhone X, që u zbulua në fillim të këtij muaji, ka për qëllim të zhbllokojë aparatin celular me një skanim të fytyrës. Kjo risi përdor kamerat dhe sensorët e saj përballë ballit duke krijuar një hartë të fytyrës që përcakton nëse jeni ju pronari i telefonit.

Apple ka thënë se sistemi i njohjes së fytyrës është i përpunuar drejtpërdrejt me pajisjen, dhe nuk mund të funksionojë pa të. Është projektuar gjithashtu për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale, që do të thotë dikush që mund të vjedhë telefonin tuaj nuk mund ta zhbllokojë atë pa pamjen e fytyrës suaj.