Ja pse Steve Jobs nuk i lejonte fëmijët e tij të përdornin iPad

27/02/2016 - 17:50

Steve Jobs arriti të bëhej njeriu më i pasur në botë dhe më i përfolur falë pajisjeve si iPod, iPad dhe iPhone. Edhe pse kaloi gjithë jetën e tij duke krijuar një prej perandorive teknologjike më të mëdha në botë, Steve Jobs i ndalonte kategorisht fëmijët e tij që të përdornin këto pajisje teknologjike.  

Duke shkruar për ‘New York Times’ në vitin 2014, Nick Bilton kujtoi një bisedë që ai kishte pasur me shefin e atëhershëm të Apple-it (i cili ka lindur me 24 shkurt) pas prezantimit të iPad-it të parë. Duke e pyetur se a e pëlqyen fëmijët e tij pajisjen e re, Jobs kishte thënë: “Ata nuk e kanë përdorur këtë pajisje.

Ne ua kemi kufizuar kohën që ata e kalojnë në përdorimin e teknologjisë në shtëpi”.   Jobs mund ta ketë bërë këtë pasi i druhej rrezikut të ekspozimit ndaj materialeve pornografike, bulizmit dhe më keq akoma, varësisë ndaj këtyre pajisjeve, shkruan krokodili. Në vend të kësaj, Bilton kujton se Steve Jobs i kishte thënë se çdo mbrëmje ai darkonte me fëmijët e tij në një tavolinë të madhe, duke diskutuar për librat dhe historinë.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.