Ja se si t’i ndryshoni ikonat e aplikacioneve mobile në iOS apo Android

01/04/2014 - 23:21

01 prill 2014 - Aplikacioni i mesazheve Line është një aplikacion që dëshiron t’iu japë përdoruesve sa më shumë kontroll mbi ekranin e smartfonit. Kompania ka lançuar së fundmi një veçori të re – Line Deco – e cila i lejon përdoruesit e Android-it dhe iOS-it të ndryshojnë pamjen e pajisjes së tyre dhe të ikonave.

Line Deco zëvendëson ikonat zyrtare të aplikacioneve me imazhe të kartonave. Në Line janë të regjistruar rreth 400 milionë përdorues dhe në dispozicion të tyre janë vendosur mbi 3000 ikona dhe dizajne wallpaper-ash. Të gjitha janë pa pagesë për gjithë muajin prill.

Line nuk i zëvendëson realisht ikonat zyrtare, por thjesht krijon një shortcut për to. Nëse ju pëlqen ideja e të pasurit ikona kartonash në smartfonin tuaj, atëhere Line është një nga opsionet më të mira për ta realizuar këtë gjë. Për përdoruesit në iOS, Line Deco iu kërkon të instalojnë një profil në pajisjen e tyre në mënyrë që të jetë në gjendje të ndryshojë ikonat. Për përdoruesit e Androidit një gjë e tillë nuk është e nevojshme.

Duke supozuar që profili i kompanisë është legal, analistët e sigurisë paralajmërojnë që përdoruesit e iOS-it të tregohen të kujdesshëm dhe të mos instalojnë profile nga palë të tjera, të cilat mund të bëhen kërcënim serioz në pajisjet e tyre Apple.

Nëse jeni shumë të shqetësuar mbi sigurinë dhe jeni përdorues i Apple, si dhe nëse ju pëlqen ta personalizoni smartfonin tuaj, konsideroni më mirë blerjen e një Androidi për të evituar probleme me pajisjen tuaj.

(PCWorld Albanian)

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrjetet sociale duket se po ia bëjnë të vështirë fushatën elektorale Presidentit amerikan, Donald Trump.

Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të a

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un.

Konfirmohet zyrtarisht nga Apple se prezantimi i modeleve të reja të iPhone do të shtyhet për një periudhë tjetër më vonë gjatë këtij vit

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i s

Twitter i ndaloi djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë.

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një

Një dobësi në sigurinë e telefonit mund t’i japë mundësinë hakerave që të "shkatërrojnë" smartphone-in tuaj.

Përdoruesit e Google Chrome janë këshilluar që të bëjnë kujdes nëse ju shfaqet një tabelë ku njoftohen se duhet të përditësojnë versionin