Kamerat e iPhone 11 Pro shkaktojnë panik

12/09/2019 - 15:29

Kur Apple prezantoi telefonin e ri iPhone 11 Pro, mbrëmjen e së martës, fotografitë e pajisjes me lente të trefishtë nisën menjëherë të krijonin shqetësim tek personat që vuajnë nga tripofobia, frika nga vrimat e vogla.

Kjo gjendje shkaktohet kur personi sheh një përbërje të caktuar vrimash dhe është e vërtetuar se krijon reagim të fortë te disa prej atyre që vuajnë.

Për të kuptuar më mirë tripofobinë, e përditshmja britanike "Metro" bisedoi me Dr Geoff Cole, lektor psikologjie në Universitetin e Essex, i cili publikoi studimin e parë mbi këtë gjendje në 2013-n.

Ai konfirmoi se iPhone 11 Pro mund të shkaktojë një përgjigje tripofobike te disa njerëz për shkak të strukturës matematikore të vrimave.

"Po mund të shkaktojë tripofobi. Kamera ka tiparet tipike, të nevojshme për të shkaktuar një përgjigje të tillë, sepse është e përbërë nga një bashkësi vrimash. Çdo gjë mund ta induktojë tripofobinë, mjafton që të ketë këtë model".

Dr Cole beson se pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga kjo gjendje, megjithatë masa ndryshon tek secili individ, që do të thotë se frika nga vrimat e vogla pret disa njerëz më shumë se të tjerët.

"Mendoj se të gjithë janë pak të ndjeshëm", shton ai. Përpara se Dr Cole të publikonte punën e tij kërkimore në 2013-n, shumë pak njerëz e njihnin tripofobinë. Me përhapjen e internetit, kjo fobi u kthye edhe në meme.

Ashtu siç shpjegon edhe Dr Cole, shumë njerëz janë skeptikë për këtë gjendje dhe besojnë se është një fenomen i famshëm vetëm falë memeve. "Në fakt është njësoj si pjesa më e madhe e fobive të tjera", shprehet eksperti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur Huawei Mate 30 Pro debutoi në shtator, u vu re një detaj dizajni i cili është adoptuar në masë nga prodhuesit e telefonëve flagshipë

Sipas studiuesve të sigurisë, problemi i fundit i WhatsApp mund të lejojë që hakerat të vjedhin mesazhet, fotot, videot dhe informacionet

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një intervali prej 30 kilometrash me një paraprirje

Audi ka lançuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e radhës në Auto Show-in e Los Angelosit.

Motorola Razr 2019 rikthen një nga telefonët më ikonë të kompanisë në vitet 2000.

“Facebook” njoftoi se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë.

Automjetet antiplumb po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e industrisë së automobilave.

Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e celularëve me sistem operativ Android që të heqin disa aplikacione të cilat jan

 Rjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë edhe ndër hapësirat e vetme ku të rinjtë, por jo vetëm, i përdorin masivisht dhe shpenzojn

Këto ditë kur performancat në telefonat inteligjentë kanë filluar të jenë të njëjta, një nga dallimet kryesore që prodhuesit e smartphone