Keni iPhone? Çfarë tregon sipas ekspertëve

Postuar: 09/07/2018 - 12:56

Të pasurit një iPhone është mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse dikush është i pasur ose jo. Kjo të paktën sipas një studimi të ri, që ekzaminoi treguesit më të mirë për të matur pasurinë e një personi.

Një grup pune nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike në SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Chicago-s u bënë bashkë për të zbuluar sesi stili jonë i jetesës dhe zgjedhjet që bëjmë janë tregues për të ardhurat monetare.

Puna kërkimore, sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, doli në konkluzionin se një iPhone është tashmë treguesi më i mirë se dikush po fiton të ardhura të larta. Treguesit e tjerë të mirëqenies përfshijnë pasjen e një televizori Samsung apo një makine që ka Bluetooth.

Sipas ekspertëve, krahasuar me treguesit e pasurisë në vitet 90-të ndryshimi është shumë i madh. Në 1992, treguesi kryesor i mirëqenies ishte përdorimi i një lloji mustarde të quajtur Grey Poupon Dijon. Tjetër tregues ishte blerja e çdolloj gjëje që mbante firmën Kodak.

Në fakt, nuk është shumë surprizuese që iPhone të shihet si tregues kryesor i pasurisë së një personi. Linja e re e produkteve të Apple, e prezantuar vitin e shkuar, niste me 699 paund deri në 1,149 paund për modelin iPhone X.

Megjithatë pasja e një iPhone nuk do të thotë se dikush ka paguar të gjithë shumën njëherazi. Në Europë e SHBA blerja e telefonave me kontratë është tejet popullore, duke u dhënë mundësinë klientëve që ta paguajnë me këste përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Metoda të ngjashme aplikohen tashmë edhe në Shqipëri, ku shumë zgjedhin ta blejnë telefonin me këste apo me forma të tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Telefonët me tre kamera janë standardi i ri i industrisë.

   Aplikacioni më i përdorur nga njerëzit për sa i përket dërgimit të mesazheve nuk do mund të shkarkohet më në disa modele Iphone apo An

Interneti do të bllokohet për miliona përdorues në mbarë botën më 11 tetor.

Kompania Samsung do të hedhë në treg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një pajisje të vogël që ndihmon njerëzit të mos humbasin objektet

Një nga rrjetet sociale më të përdorura nga të rinjtë, Instagram, është akuzuar së fundmi se po i inkurajon këta të fundit që të lëndojnë

Të gjithë mendojnë që në krye është Apple ose Samsung por jo. I pari në listë për nga fitimet qëndron Google me plot 302 miliard dollarë

Më 11 tetor interneti do të bllokohet për miliona përdorues në mbarë botën.

“Facebook”-u po zhduket gjithmonë e më shumë në mesin e të rinjve dhe zhgënjimi me platformën kryesore të mediave sociale po shtrihet edh

Në dy dekada Google është zhvilluar nga një firmë e krijuar në një garazh në Kaliforni në koncernin më të fuqishëm të internetit në botë.

   Vlerësimi në treg i “Amazon”, gjiganti i shitjeve me pakicë në internet, kaloi nivelin e një trilionë dollarëve, ndërkohë që vlera e k