Kërkesat e Durrësit/ Çfarë blejnë më shumë durrsakët, “iPhone” apo “Samsung”?

Postuar: 11/10/2017 - 15:19

Telefonat e zgjuar apo smartphone-t siç njihen ndryshe, kryefjala e fundit e teknologjisë, janë përqafuar vitet e fundit nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve duke na ndryshuar edhe jetesën e duke na bërë shumë prej nesh të varur pas tyre.

Shumëllojshmëria e programeve që ato ofrojnë, kualiteti i fotove etj, kanë bërë që i madh e i vogël të fiksohen keq pas celularit, duke kaluar orë të tëra duke lundruar në to. Sapo lançohen modelet e fundit të dy kompanive lider në botë sa i përket prodhimit të smartphone-ëve, (“Apple” dhe “Samsung”), edhe shqiptarët hyjnë në mesin e vendeve të tjera të botës që janë të interesuar se çfarë risie do të ketë celulari më i fundit.

Në këtë grup të të apasionuarve të teknologjisë, futen edhe banorët e Durrësit, interesi i të cilëve për të zotëruar smartphone-in e fundit që del në treg, ka ardhur gjithnjë e në rritje. Kështu deklaron për “DurrësLajm” një prej distributorëve kryesorë të shitjes së celularëve në qytetin e Durrësit. Menaxheri i shitjeve tregon interesat e durrsakëve, cila markë preferohet më tepër, cilët janë blerësit më të mëdhenj etj. Ai thekson se kërkesat e durrsakëve gjatë këtij 4-vjeçari të fundit janë gjithnjë e në rritje për të blerë celularin e fundit.

“iPhone” apo “Samsung”?

“iPhone” është marka që kërkohet më shumë nga qytetarët e Durrësit e pasuar nga ajo e “Samsung”-ut. Por megjithëse “Apple” preferohet më shumë nga durrsakët, “Samsung”-u është ai që më shet më tepër për shkak të shumëllojshmërisë së modeleve që gjiganti korean hedh në treg, pohon menaxheri i shitjeve.

Me para në dorë apo me kredi bankare?

Të shumtë janë edhe blerësit që zgjedhin të marrin një celular duke e paguar me këste mujore, por dominojnë ata që blenë direkt me para në dorë. Moshat e reja janë kryesisht në targetgrupin e parë që blenë me këste mujore në bankat me të cilat janë të lidhur distributorët në qytet. Ndërsa biznesmenët apo personat mbi moshën 30 vjeç blenë më tepër cash.

Të “çmendurit” pas modelit të fundit

Ata janë thjesht të “çmendur” për të pasur në duart e tyre modelin e fundit që del anekënd globit. Megjithëse celulari aktual që zotërojnë është thuajse i ri e në gjendje shumë të mirë funksionimi, ata thjesht duan atë të fundit!

Edhe në Durrës janë një grup personash, kryesisht biznesmenë, të cilët pa dalë ende në tregun shqiptar, e kanë porositur celularin e tyre të fundit kohë më parë, pohon menaxheri i shitjeve.

Rritje e kërkesave për celular të përdorur

Gjatë vitit të fundit, janë rritur edhe kërkesat për të blerë celularë të përdorur. Të gjithë ata që nuk kanë mundësi financiare për të marrë një të ri, zgjedhin të blenë një celular të përdorur, por në gjendje të mirë pune.

Celularët e fundit

“iPhone 8”, “iPhone 8 Plus”, “Samsung Galaxy S8”, “Samsung Galaxy S8 Plus”, “Samsung Galaxy Note 8”, janë modelet e fundit të dala nga dy kompanitë e suksesshme që janë në shitje edhe në tregun tonë. A janë blerë ato? Menjëherë, madje pa ardhur ende në dyqan!

S.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

WhatsApp ka njoftuar përdoruesit e tij se shumë shpejt do të jetë e mundur që ata të përdorin aplikacionin komunikativ edhe për të shpërn

   Apple është gati t'i thotë lamtumirë përgjithmonë Touch ID, sistemi i njohjes së gjurmëve dixhitale që shërben për të zhbllokuar një i

   Rrjeti social më i madh, Facebook ka shfaqur probleme gjatë ditës së sotme.

   WhatsApp po ndërton një shërbim të ri, i cili do të jetë krejtësisht i pavarur nga versioni normal i këtij aplikacioni.

   Messengeri i Facebook -ut ka një opsion të fshehur, shumë më të mirë nga ky që njohim të gjithë.

Me përditësimin për shfletuesit e Chrome dhe Opera, është e mundur të shihni se kur emaili që keni dërguar Gmail është i hapur dhe i lexu

   Raketat “supersonike” mund të nisin Luftën e Tretë Botërore nëse kombet e fuqishme shfaqin tendenca dhune, paralajmërojnë ekspertët.

Google ka prezantuar kufjet e reja të quajtura Pixel Buds, të cilat janë të dizajnuara që të punojnë më së miri me smartfonët e rinj, Goo

Ka gjithnjë opsione të ndryshme kur bëhet fjalë për të blerë një smartphone të ri.

   Toyota po teston një veturë me dy timonë, të quajtur Toyota Platform 2.1 Test Mule.