Kinë, shfaqet madhësia e ekranit të iPhone 6

15/04/2014 - 20:01

15 prill 2014 - Një fotografi e cila ka rrjedhur nga Kina për të parën herë e ka shfaqur panelin e iPhone 6, i cili edhe një herë më shumë sugjeron se gjenerata e re e telefonit të Apple do të vijë me dimensione më të mëdha të ekranit.

Fotografia e publikuar nga iPhonote shfaq madhësinë e iPhone 6, e cila ka një diagonale prej 4.7 inç dhe krahasohet me ekranin e iPhone 5S, madhësia e të cilit është 4 inç.

Pamja e panelit të zbuluar në internet shihet se është prej 4.7 inç dhe sipas të gjitha gjasave, ekrani i iPhone 6 do të jetë edhe më i gjerë por edhe më i madh sesa paraardhësi i tij.

Kjo është pamja më e re e iPhone 6 që vjen nga Kina, vendi ku kompania Apple e bën prodhimin e telefonave të saj dhe prej nga i kontrakton disa prej komponentave kryesore të telefonit.

Pritjet tashmë janë që Apple të lansojë dy versione të reja të iPhone 6, njëri prej të cilëve do të vijë me ekranin prej 4.7 dhe tjetri me 5.5 inç, ndërsa koha e prezantimit zyrtar të telefonave të rinj pritet të jetë tremujori i tretë ose i katërt i këtij viti. / Telegrafi / 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.

WhatsApp edhe më parë ka ndërmarrë hapa për të luftuar lajmet e rreme në aplikacionin e saj të mesazheve, siç është markimi i mesazheve q