Kina nis kërkimet për zhvillimin e teknologjisë 6G

07/11/2019 - 22:49

Ndonëse 5G nuk është shtrire ende në të gjithë botën, beteja midis superfuqive, siç është rasti i SHBA-së dhe Kinës, vijon të jetë e lartë. Secili shtet synon të ketë kontroll mbi rrjetet 5G në shtete të ndryshme për shkak edhe të sigurisë kibernetike.

Por ndërkohë që beteja vazhdon për 5G-në, një ekip nga Universiteti i Juglindjes në provincën Jiangsu të Kinës ka nisur kërkimet për rrjetin e brezit të gjashtë të telefonisë së lëvizshme (6G). Ky zhvillim është konfirmuar edhe nga Ministria Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë.

Drejtuesi i ekipit parashikon se 6G-ja do të përfshijë një sferë më të gjerë me shpejtësi më të lartë dhe siguri më të madhe në krahasim me teknologjinë 5G. Ekspertët parashikojnë se teknologjia 6G do të vihet në funksionim komercial brenda vitit 2030.

G në 5G apo në 6G nënkupton “gjeneratë” dhe gjithçka ka filluar me gjeneratën 1G në vitet ‘90 duke u zhvilluar dhe përmirësuar me gjeneratat pasuese.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e celularëve me sistem operativ Android që të heqin disa aplikacione të cilat jan

 Rjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë edhe ndër hapësirat e vetme ku të rinjtë, por jo vetëm, i përdorin masivisht dhe shpenzojn

Këto ditë kur performancat në telefonat inteligjentë kanë filluar të jenë të njëjta, një nga dallimet kryesore që prodhuesit e smartphone

Smartfoni i parë “inteligjent” në botë me një aparat fotografik 108 megapixel është zbuluar nga kompania kineze Xiaomi.

Persona të stafit të medias sociale Twitter janë akuzuar nga Shtetet e Bashkuara se kanë spiunuar për Arabinë Saudite.

Në Republikën Popullore të Kinës do të fillojë nga puna rrjeti i ri 5G i gjigantit të telekomit Huawei.

Deri në fund të vitit 2019, investimet e planifikuara në aplikimet e inteligjencës artificiale në një nivel global pritet të tejkalojnë 3

Prej 1 nëntorit, Facebook ka nisur përdorimin e monedhës së saj virtuale, Libra.

Apple po paralajmëron pronarët e iPhone dhe iPads më të vjetër se nëse nuk i bëjnë update pajisjeve të tyre në programin më të fundit iOS

Facebook njoftoi për shpërbërjen e një operacioni keqinformimi me qendër në Rusi drejt shumë vendeve afrikane, midis të cilave Bregu i Fi