Apple njoftoi se do të mbyllë të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë në territorin e Kinës si përgjigje ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Të gjitha dyqanet e Apple do të qëndrojnë të mbyllura deri më 9 shkurt, duke ndjekur gjurmët e shkollave, zyrave dhe fabrikave në të gjithë Kinën, që kanë zgjatur pushimet hënore të Vitit të Ri, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Këtë javë, koronavirusi u shpall emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).