Kompania Apple gati të hedhë në treg modelin e ri të iPhone

Postuar: 12/09/2017 - 16:36

Kompania Apple do të prezantojë sot modelin e ri të iPhone, që koinçidon me 10-vjetorin e hedhjes në treg të këtij produkti. Telefoni i ri pritet t’i përgjigjet kërkesës së tregut për prurje inovative e teknologji të avancuar, kërkesa këto që do të vijnë me një çmim jo pak të kripur për të gjithë mirëdashësit e iPhone dhe kompanisë.

Një dekadë pasi Steve Jobs i prezantoi botës iPhone-n e parë, kompania Apple bëhet gati të hedhë në treg modelin më të ri e të rikonceptuar të produktit të saj kryesor. Eventi për hedhjen në treg do të organizohet në Teatrin e Steve Jobs në kampusin e ri Apple Park – që njihet si krijimi i fundit i Jobs, përpara se ai të ndahej nga jeta në vitin 2011.

Kompania Apple shpreson se telefoni i ri që pritet të quhet iPhone X, do t’i provojë të kundërtën kritikëve që thonë se kompania ka humbur sharmin e saj në sjelljen e inovacioneve. iPhone X do të ketë një ekran në madhësinë e aparatit, me ngjyra më të pasura dhe me teknologjinë e njohjes së fytyrës për të hapur telefonin, pa nevojën për një lexues të gjurmëve të gishtërinjve apo për një buton fizik që kryen këtë funksion.

Apple gjithashtu do të hedhë në treg edhe dy modele të tjera, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, që vijnë si një përmirësim i modeleve të mëparshme 7 dhe 7 Plus. Sidoqoftë, entuziastët mund të hasin në një pengesë. Produktet e reja vijnë me një çmim tepër të kripur, që duket se do të kapërcejnë pragun prej 1,000 dollarësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Renault është makina e pestë që zbulohet në prag të startit të botërorit të Formula 1 për vititn 2018.

BE i ka kritikuar ashpër rrjetet sociale "Facebook" dhe "Twitter", pasi sipas Komisionit të BE ato nuk i respektojnë sa duhet ligjet për

Një lajm i rëndësishmën vjen për përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale.

Pasi zbuloi në fund të vitit të kaluar modelin e ri që i kushtohet kampionit të Formula 1, Ayrton Senna, McLaren ka publikuar edhe të dhë

Në ditët e para të krijimit, Android ishte i ngadaltë në platformën mobile.

Nevoja për ta kontrolluar sa më mirë trafikun, por pa polic, ka bërë që kompania Ford të prezantojë në projekt të veçantë.

Gjigandi japonez i prodhimit të automjeteve, "Toyota", do të tërheqë nga tregu rreth 200 mijë makina në Kinë, pasi këto automjete rezultu

   iPhone X nga Apple është sot për sot celulari smartphone më shtrenjtë në treg, duke filluar nga $1.000.

Facebook do të bëjë një tjetër ndryshim pas hapi drastik për të ulur “shikueshmërinë” e faqeve të lajmeve dhe për t’i dhënë përparësi pro

Duke filluar nga muaji maj, rrjeti social Facebook do të ofrojë një platformë më të sigurt për mbrojtjen e të dhënave personale.