Kompania gjermane prezanton taksinë e parë ajrore

23/10/2019 - 11:39

Prodhuesi gjerman i avionëve, "Volocopter" ka shfaqur për herë të parë modelin e taksisë ajrore në Singapor, me shpresën se ky i fundit do të bëhet vendi i parë që do të lejojë këtë shërbim që në vitin 2021.

Prototipi u nis nga Marina Bay dhe fluturoi në këtë zonë për rreth një minutë para se të kthehej në vendin e nisjes. Prototipi "Volocopter 2X", i ngjason një helikopteri të vogël, me 18 helika.

"Volocopter 2X" mund të mbajë një pilot dhe një pasagjer në distanca deri në 30 kilometra, mund të ngrihet e të ulet vertikalisht, funksionon me energji elektrike dhe nuk ka emetime gazrash.

"Taksia ajrore pritet të jetë e disponueshme për tregti në Singapor nga dy deri në pesë vjet", deklaroi drejtori ekzekutiv i "Volocopter", Florian Reuter, gjatë një konference për shtyp.

Kompania po planifikon të merret vetëm me avionë të administruar në mënyrë autonome dhe të zgjerojë modelin e taksisë për të transportuar pesë deri në gjashtë pasagjerë në një fluturim. /ATSH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur Huawei Mate 30 Pro debutoi në shtator, u vu re një detaj dizajni i cili është adoptuar në masë nga prodhuesit e telefonëve flagshipë

Sipas studiuesve të sigurisë, problemi i fundit i WhatsApp mund të lejojë që hakerat të vjedhin mesazhet, fotot, videot dhe informacionet

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një intervali prej 30 kilometrash me një paraprirje

Audi ka lançuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e radhës në Auto Show-in e Los Angelosit.

Motorola Razr 2019 rikthen një nga telefonët më ikonë të kompanisë në vitet 2000.

“Facebook” njoftoi se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë.

Automjetet antiplumb po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e industrisë së automobilave.

Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e celularëve me sistem operativ Android që të heqin disa aplikacione të cilat jan

 Rjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë edhe ndër hapësirat e vetme ku të rinjtë, por jo vetëm, i përdorin masivisht dhe shpenzojn

Këto ditë kur performancat në telefonat inteligjentë kanë filluar të jenë të njëjta, një nga dallimet kryesore që prodhuesit e smartphone