Kompania teknologjike LG shpik maskën që vendoset në fytyrë dhe pastron ajrin

31/08/2020 - 13:13

Kompania teknologjike LG ka shpikur një maskë të avancuar të pastrimit të ajrit që mund të nxjerrë jashtë përdorimit maskat e fytyrës.

LG do të prezantojë këtë maskë që pastron ajrin të quajtur “PuriCare” në IFA 2020, një tregti elektronike për konsumatorët dhe pajisje shtëpiake që zhvillohet zakonisht në Berlin çdo vit. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë, kjo tregti është mbyllur, kështu LG do organizojë një ekspozitë virtuale për të shfaqur maskën e re së bashku me produktet e tjera.

LG PuriCare Wearable përdor dy filtra H13 HEPA, të cilët janë të njëjtat filtra që përdoren në produktet që shërbejnë për pastrimin e ajrit në shtëpi. Kjo i lejon përdoruesit të marrin frymë në ajër të pastër dhe të filtruar, sipas LG.

Maska është e pajisur me një sensor të frymëmarrjes që zbulon ciklin dhe vëllimin e frymëmarrjes së përdoruesit.

“Pastruesi i ajrit PuriCare është një pajisje që ofron përfitime domethënëse për shëndetin dhe higjenën. Në një kohë kur konsumatorët po kërkojnë mënyra për ta bërë jetën më të sigurt dhe më të përshtatshme, është e rëndësishme që ne të jemi në gjendje t’i ofrojmë atyre një zgjidhje”, është shprehur Dan Song, president i kompanisë shtëpiake LG & Company Solution Air.

LG thotë se kjo pajisje është projektuar për të minimizuar rrjedhjet e ajrit rreth hundës dhe mjekrës dhe mund të mbahet lehtësisht për orë të tëra.

LG e konsideron këtë maske si një maskë mjaft të përshtatshme për mjedisnin dhe se çdo pjesë e saj është e zëvendësueshme dhe e riciklueshme. Nuk ka detaje se sa do të shitet ose kur do të dalë në treg.

IFA 2020 zhvillohet nga 3-5 shtator.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrjeti social Facebook deklaroi se ka eliminuar disa llogari të rreme të lidhura me shërbimin sekret rus, që akuzohet për ndërhyrje në zg

Sistemi i ri operativ për iPhone, IOS 14, ka shumë risi të dobishme për përdoruesit.

Nën emërtimin ‘Time Flies”, Apple pritet që sot të prezantojë 4 modelet e reja të iPhone, të cilat janë: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone

Kushedi sa grupe i kemi në WhatsApp, në të cilat njëherë e një kohë ishim mjaft aktivë por vjen një moment që vëmendja zbehet dhe ndihesh

Rrjeti më i madh social, Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme

Kushton rreth 280 mijë euro dhe po konsiderohet si makina më e thjeshtë luksoze në botë.

Rrjeti më i madh social Facebook, ka paralajmëruar se do të bllokojë shpërndarjen e lajmeve në platformën e saj në Australi.

Miliarderi Elon Musk ka në plan që të revolucionojë teknologjinë edhe në aspektin shëndetësor.

Apple është kompania e parë amerikane që kap vlerën prej 2 trilionë dollarësh.