Kompanitë kineze blejnë 15% të prodhuesit gjerman “Daimler AG”

24/07/2019 - 08:07

Kompania “Beijing Automotive Group” (BAIC) me seli në Kinë ka blerë 5% të prodhuesit gjerman të automjeteve “Daimler AG”, që është kompania kryesore e “Mercedes-Benz”.

Në njoftimin e përbashkët të BAIC dhe “Daimler AG” është bërë e ditur se kompania kineze ka blerë 5% të prodhuesit gjerman të automjeteve.

Ola Kallenius, kryetari i Bordit menaxhues të “Daimler AG”, tha se janë shumë të kënaqur që BAIC është një investitor afatgjatë në Daimler.

“Ky investim do të përforcojë partneritetin tonë të suksesshëm. Në të njëjtën kohë është edhe shenjë besimi në strategjinë dhe potencialin e ardhshëm të kompanisë sonë. Tregu kinez për ne nuk është vetëm për shitje, në të njëjtën kohë është një bazë shumë e rëndësishme për suksesin tonë në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve”, tha Kallenius.

Edhe vitin e kaluar një prodhues tjetër kinez i automjeteve, Geely, bleu 9,7% të aksioneve të “Daimler AG” për nëntë miliardë dollarë, kështu që rreth 15% e “Daimler AG” ka kaluar në duart e kompanive kineze.

“Daimler” dhe grupi BAIC që prej 15 vitesh bashkëpunojnë në Kinë. Kompania gjermane në mars të këtij viti për të thelluar bashkëpunimin për prodhimin e makinave elektrike ka blerë 3,93% të aksioneve të “Beijing Electric Vehicle Co” (BJEV), një degë e “BAIC Group”.//ATSH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

WhatsApp ka njoftuar se ky aplikacion nuk do të funksionojë më në smartphone-t e vjetër.

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, dhanë dorëheqje nga rolet e tyre në kompaninë simotër të gjigantit të teknologjisë.

Makina më e shpejtë në botë është prezantuar në Dubai Motor Show këtë javë.

Një studim i kryer nga kërkuesit në universitetin e Pensilvanisë, pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqj

Kur Huawei Mate 30 Pro debutoi në shtator, u vu re një detaj dizajni i cili është adoptuar në masë nga prodhuesit e telefonëve flagshipë

Sipas studiuesve të sigurisë, problemi i fundit i WhatsApp mund të lejojë që hakerat të vjedhin mesazhet, fotot, videot dhe informacionet

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një intervali prej 30 kilometrash me një paraprirje

Audi ka lançuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e radhës në Auto Show-in e Los Angelosit.

Motorola Razr 2019 rikthen një nga telefonët më ikonë të kompanisë në vitet 2000.

“Facebook” njoftoi se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë.