Kujdes! Ja çfarë mund t'iu shkaktojë shpërthimin e baterisë së celularit

22/12/2017 - 18:15

   Ekspertët kibernetikë japin alarmin për përhapjen në masë të viruseve që shfrytëzojnë kompjuterët dhe smartfonët për të gjeneruar monedha virtuale.

Firma e njohur e antiviruseve “Kaspersky” paralajmëron se hakerët kanë përhapur një aplikacion që përdor fshehurazi smartfonët për të gjeneruar monedha virtuale. Ekspertët thonë se aplikacione të tilla mund të shkaktojnë shpërthimin në flakë të celularëve. Ata shpjegojnë se këto aplikacione shfrytëzojnë fshehurazi kapacitetin e pajisjeve elektronike të lidhura me internetin, duke bërë që bateritë të nxehen nga mbingarkesa dhe të shpërthejnë.

Në një blog të kompanisë “Kaspersky” thuhet se një prej këtyre aplikacioneve quhet “Loapi”. Në një provë të kryer, instalimi i këtij programi shkaktoi shpërthimin e celularit. Për këtë rrezik, policia spanjolle u bëri thirrje përmes Twitterit, përdoruesve të celularëve të bëjnë kujdes.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit e celularëve që të mos instalojnë programe të dyshimta që sugjerohen nga reklama në faqe të zakonshme. Sipas tyre, aplikacione të sigurta gjenden vetëm në Playstore për celularët android dhe Applestore për iPhone.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sapo kanë nisur shitjet e modelit të ri iPhone XR, Apple nis ftesat për eventin e radhës.

Kompania kineze “Xiaomi” ka sjellë telefonin e parë që i dedikohet video-lojërave.

Rrjeti social Facebook ofroi gjatë këtyre orëve të fundit më shumë informacion rreth hakimit të muajit të kaluar.

Facebook njoftoi të enjten mbylljen e 559 faqeve dhe 251 profileve që nuk kanë respektuar rregullat e tij kundër spam, përfshirë ”kompani

Samsung ka prezantuar versionin Galaxy A9, i pari smartphone që ka kamera me katër lente.

Çdokush që kërkon të marrë drejtimin e makinës "Bugatti Divo", që u prezantua në panairin evropian të Parisit, nuk ka më mundësi, pasi të

Tashmë edhe Instagram po teston një mjet që do të lejonte "spiunimin" e vendndodhjes tuaj.

Facebook ka paralajmëruar përdoruesit se duhet të kenë kujdes nga një mesazh që mund t’ju vijë, i cili është mashtrim.

Facebook Messenger është një nga aplikacionet më të përdorura në mbarë botën, i cili pritet të sjellë një risi në teknologji.

Gjatë ditës së sotme përdoruesit e rrjetit social "Instagram" kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove.