Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ky është aplikacioni që pengon hakerat të përgjojnë iPhone

30/04/2021 - 08:21

Është shumë e vështirë për të hakuar dhe për të ndërhyrë në një celular iPhone, për shkak të elementeve të mbrojtjes që ka. Por, hakerat mund të gjejnë mënyra të ndryshme për të përgjuar celularin tuaj.

Një nga mënyra është përmes një pajisje fizike, të quajtur ‘Cellebrite Physical Analyzer’. Kjo pajisje përdoret nga agjencitë e zbatimit të ligjit, por edhe nga hakerat, raporton “The Sun”.

Për të hyrë në iPhone, duhet që kjo pajisje të lidhet fizikisht me telefonin, e skanon dhe krijon një kopje. Megjithatë, për të parandaluar vjedhjen e të dhënave apo përgjimin edhe në këtë mënyrë, ka një metodë tjetër që e parandalon.

Është aplikacioni i mesazheve Signal, i cili është rivali i WhatsApp. Ky aplikacion është i ndërtuar në mënyrë të tillë që ka një mbrojtje shumë të lartë të sigurisë së mesazheve.

Përpos kësaj, zhvilluesit e Signal kanë përdorur një kod për ndërtimin e këtij aplikacioni që shkatërron edhe sistemin e pajisjes ‘Cellebrite Physical Analyzer’, duke e bllokuar këtë që të ndërhyjë në të dhënat personale të iPhone. Për të rritur sigurinë në celularin tuaj iPhone, mjafton që të shkarkoni aplikacionin Signal.

Madje nuk është e nevojshme as që ta përdorni si aplikacionin kryesor të mesazheve, pasi mbrojtja e telefonit tuaj përmes këtij aplikacioni funksionon. Hakerat mund të gjejnë edhe mënyra të tjera për të ndërhyrë në celularin tuaj, kështu që jini të kujdesshëm ndaj mesazheve apo emaileve të dyshimta që ju vijnë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania WhatsApp po punon për të sjellë aftësinë për të dëgjuar një mesazh audio në iPhone para se ta dërgoni atë.

AOL dhe Yahoo janë duke u shitur përsëri, këtë herë te një firmë private kapitali Apollo Global Management për 5 miliardë dollarë.

Prej muajsh është folur që Apple po punon për një iPhone të palosshëm.

 Agjensia hapësinore NASA fillon zyrtarisht ndërtimin e anijes së saj kozmike të quajtur Psyche, e cila do të eksplorojë asteroidin me të

Google po ndryshon politikën e punës nga shtëpia dhe po planifikon të kthejë më shumë njerëz në zyrat e kompanisë në SHBA.

Kompania ka njoftuar të mërkurën se Facebook Inc do të lejojë përdoruesit të personalizojnë postimet e tyre dhe do t’u japë kontroll se k

Me zhvillimin e teknologjisë dhe shkencës udhëtimet në hapësirë do të bëhen të mundura për njerëzit nëpër botë.

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një vrimë të zezë rreth 55,000 herë më të madhe se masa e diellit.

Tik Tok është platforma më e përdorur dhe më e pëlqyer nga  të rinjtë kohët e fundit, i cili është kthyer dhe në një trend në postimin e

Elon Musk ka deklaruar më parë se është një alien, por duket se miliarderi ka ndërruar mendim.