Aplikacioni më i përdorur nga njerëzit për sa i përket dërgimit të mesazheve nuk do mund të shkarkohet më në disa modele Iphone apo Android.

Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve që Whatsapp do të bëjë në versionin e update-it të ri 2.18.90, i cili do heqë suportin për këto telefona.

Pra, do të thotë që ata të cilët kanë një Iphone 4 apo 4s duhet të blejnë një telefon të ri nëse duan ta përdorin aplikacionin.

Problemi qëndron me IOS 7, e cila nuk mund të përputhet më me versionin e fundit të Whatsapp dhe përveç modeleve të vjetra mund të prekë dhe disa lloje të tjerë telefonash më të rinj.

Gjithsesi, njerëzit kanë kohë të bëjnë ndryshimin me telefonat e tyre deri në 1 shkurt, sepse ky është afati i fundit kur do lejohet shkarkimi dhe përdorimi i Whatsapp.