Ekspertët për sigurinë e automjeteve kanë listuar 10 makinat më të sigurta për vitin 2019, të cilat kanë kaluar me sukses provën e sigurisë që u ofrojnë udhëtarëve gjatë një përplasje.

Në këtë listë përfshihen marka të njohura të kompanive automobilistike, por surpriza është Mazda. Modeli i saj CX-30 i vitit 2019 ka rezultuar makina me sigurinë më të lartë, duke marrë pikët maksimale në testime.

Dhjetë makinat që kanë rezultuar më të sigurta përmbushin edhe kriteret e teknologjisë së avancuar, siç janë ato për shmangien e përplasjeve, të tilla si frenimi automatik në rrethana të papritura dhe qëndrimi në korsi për të shmangur përplasjen me automjetet e tjera. Këto makina, thonë ekspertët, kanë sisteme ndihmëse të drejtimit, duke e bërë më të lehtë punën e shoferit dhe duke garantuar më shumë siguri.

Lista e makinave më të sigurta për vitin 2019:

  • BMW Serie 3
  • Mazda 3
  • Mazda CX-30
  • Mercedes-Benz B-Class
  • Mercedes-Benz CLA
  • Seat Tarraco
  • Skoda Scala
  • Telsa Model 3
  • Volkswagen Golf
  • Volkswagen T-Cross