Makinat "smart", prezantohet sistemi që do të evitojë aksidentet në rrugë

25/01/2020 - 22:26

Aksidentet rrugore shkaktojnë vdekjen e 1.3 milionë personave dhe plagosjen e 10 milionë të tjerëve çdo vit. Kjo është statistika e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Ndaj shumë kompani teknologjie punojnë për zhvillimin e pajisjeve dhe mënyrat për të evituar këto aksidente.

Kompania Derq e vendosur në Dubai dhe Detroit po testojnë teknologji të avancuar për t'i ulur këto shifra të frikshme.

Derq po zhvillon sisteme për të kuptuar më mirë se ku ndodhen pikat e rrezikut në rrugë, duke i kthyer të gjitha makinat në "smart".

Kompania përdor një kombinim të sensorëve në rrugë, inteligjencën artificiale dhe kompjuterët në makina për të njoftuar drejtuesit për rreziqet e mundshme.

Kjo teknologji konsiston në vendosjen e kamerave me sensorë në anë të rrugëve për të zbuluar nëse një shofer po i afrohet një këmbësori. Më pas do t'i dërgojë një alarm shoferit për ta paralajmëruar për rrezikun.

Kamerat në rrugë anësore dhe radarët mund të gjurmojnë çdo makinë që i afrohet një kryqëzimi, dhe Inteligjenca Artificiale e Derq mund të parashikojë trajektoret e tyre.

Kështu që nëse një makinë do të kalojë me dritë të kuqe, softweri i Derq do të paralajmërojë shoferët e tjerë.

Sipas parashikimeve të kompanisë, ky sistem pritet të inkorporohet plotësisht në Dubai deri në vitin 2030.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Larry Tesler, personi që shpiku opsionin e “copy-paste” në kompjuter.

YouTube ka festuar 15-vjetorin e krijimit.

Kompania amerikane “Apple” ka njoftuar se për shkak të gjendjes së emergjencës në Kinë nga koronavirusi, të ardhurat e saj do të jenë të

Me ndërrimin e dhjetëvjeçarit edhe kompania “Samsung” ka vendosur nga modeli S10 të kalojë tek S20, një telefon që do të ndryshojë fotogr

Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.

Facebook njoftoi sot se ka pezulluar rrjetin e llogarive të përdorura nga inteligjenca ushtarake ruse.

Një version i ri beta i WhatsApp jep indikacione se përdoruesit e Apple së shpejti do të jenë në gjendje të kalojnë në modalitetin e errë

Kompania ushtarake izraelite, Rafael Advanced Defense Systems, do të prezantojë në panairin 2020 Official Singapore Airshow (11-16 shkurt

Produktet e Apple në përgjithësi nuk janë të lira, pasi modele më të përballueshme si iPhone XR dhe iPhone 11 nuk janë saktësisht ato që

Bill Gates, personi i dytë më i pasur në botë, ka blerë superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, çka do të thotë